Tetë filma që janë prodhuar nga studentë të filmit në Kosovë e Shqipëri, janë pjesë e festivalit të filmit ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë.

Por cilat tema janë në fokusin e kineastëve të rinj? Kosovarët janë ende të frymëzuar nga historitë dhe pasojat e luftës, ndërsa ata shqiptare po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga dramat sociale të shoqërisë.
 
Historia e një gruaje nga Kosova,  që pranon që bashkëshorti i saj të martohet me një shtetase gjermane për hir të dokumenteve. E që më pas ndihet e tradhtuar është subjekti i filmit “Tradhëti për letra”

Pjesë të jetëve të disa njerëzve, treguar nga këndi i tatuazheve na rrëfen filmi “Second Skin”

Marrëdhëniet komplekse ndërmjet një çifti në bardh e zi vijnë në filmin “Përtej ditës dhe natës.

Marrëdhënia e pandashme ndjesore e pasluftës.

Tematika sociale janë kryesisht ato që i kanë ngacmuar studentët shqiptarë dhe ata të Kosovës për të krijuar tetë filma, nga 84 gjithsej në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për studentë, që u çel mbrëmjen e së mërkurë dhe si të vijojë përgjatë pesë ditëve në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli” dhe instalacionit “Reja”

Në më shumë se 40 shtete pjesëmarrëse, dallimi ndërmjet prurjeve ve në pah edhe perceptimet për realitete të ndryshme, në zhanret dramë, horror, komedi, aksion.

Ajo që ndihet është që pavarësisht evoluimit të brezave, distanca nga pasqyrimi i luftës në kinematografinë kosovare nuk është fituar ende.

Organizatorët tregojnë që qysh në krye të herës ky festival është konceptuar si një mundësi që studentët të përfitojnë më shumë nga shkollat e tjera të kinemasë.

Top Channel