Pozimi nudo është një hobi për Kim Kardashian dhe mesa duket edhe pse është bërë nënë dy herë ajo nuk heq dot dorë prej tij.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” nuk ka ngurruar te postoje një foto dhe një video si kjo në rrjetin social të Snapchat. Sigurisht që për Kimin , kjo foto ka një kuptim dhe jo ai që mendon shumica.

Ajo synon të tregojë sa mirë është të lyesh trupin me spray ngjyrë bronzi para se të flesh gjumë. “Më besoni njerëz që nuk ka gjë më të mirë sesa kjo”- thotë Kim në Snapchat.
Megjithatë ajo modestisht është munduar të mbulohet duke vendosur një krah përpara dhe duke lënë cepin e karriges të mbulojë pjesën tjetër të trupit.

Momentalisht Kim Kardashian i ka lënë të gjitha impenjimet e tjera dhe po shoqëron bashkëshortin e saj Kanye West në turin e tij muzikor Saint Pablo, i cili deri tani rezulton të jetë tepër i suksesshëm.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel