Fabregas? Conte: Do të qëndrojë te Chelsea

16/09/2016 00:00

Cesc Fabregas nuk do të largohet nga Chelsea. Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Bluve të Londrës duke marrë shkas nga zërat e fundit të merkatos që e shihnin mesfushorin spanjoll në qendër të vëmendjes së disa klubeve të Serisë A.

“Fabregas është në planet e mia dhe të klubit-tha trajneri Conte-për mendimin tim ai po përmirësohet në shumë aspekte, sidomos në atë mbrojtës. Nëse do të vazhdojë në këtë mënyrë, për mua do të jetë e vështirë të bëj zgjedhjen në mesfushë. Por kjo është ajo që kërkoj unë nga lojtarët, që të më vënë gjithnjë në dilema për të përcaktuar formacionin”.

Sot në mbrëmje, Chelsea do të luajë përballë Liverpulit në Stamford Bridge dhe Conte do të aktivizojë që nga minuta e parë David Luiz që do të zëvendësojë John Terry të dëmtuar.

Top Channel