Çfarë e shkaktoi vdekjen e dyfishtë? Mjekët flasin për TCH, akuzojnë kolegët

16/09/2016 00:00

Çfarë u bë gabim? Çfarë çoi në humbjen e jetës së foshnjës dhe të 35-vjeçares nga Paskuqani, Aida Çajku? Përveç sorollatjes prej afro 5 orë e gjysmë nga njëri spital në tjetrin ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja.

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e saj duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake.

Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemoragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.

Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatëzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të konktaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, thone të njëjtën gjë: ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35-vjeçares për në urgjencën e QSUT-së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet.

Nga ana tjetër, funksionon qendra e koordinimit. ku mjekët e maternitetit mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut, por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në senatorium është konstatuar shok hemoragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet dhe kur gjendja e gruas ishte rënduar, atëherë është thirrur konsultë e zgjeruar.

Por atëherë ishte shumë vonë. Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemoragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Por për këtë do të vendosë mjekësia ligjore.

Top Channel