Vrau moshatarin, adoleshenti në gjyq; asnjë shenjë pendese

16/09/2016 00:00

Gjykata e Korçës ka dhënë këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Fabjan Muçllari, i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri në qytetin e Pogradecit bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, pas një konflikti të mëparshëm në rrjetet sociale.

Përballë trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Seladin Pysqyli, 17-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka pranuar kryerjen e krimit duke pohuar se më pas kishte hedhur armën.

Seanca gjyqësore, për shkak të moshës së mitur u mbajt me dyer të mbyllura dhe pas pretencës së prokurorit të çështjes u dha edhe masa e sigurisë arrest me burg.

Në sallën e gjyqit i pranishëm ishte vetëm babai i të arrestuarit, i cili dukej mjaft i tronditur dhe i shqetësuar.

Top Channel