Simeone, “hije e rëndë” mbi De Boer. Tashmë ka “dritën jeshile” nga Atletico

16/09/2016 00:00

Mbi përzgjedhjet e ardhshme në shtëpinë e Interit ka një peshë të madhe edhe “kompromisi” me Atleticon e Madridit.

Diego Simeone, argjentinasi në krye të ekipit nga “Vincente Calderon”, hoqi dorë nga një kontratë e majme, vetëm e vetëm që të siguronte “dritën jeshile” për t’u larguar. Më konkretisht, bëhet fjalë për ofertën që i ishte bërë trajnerit argjentinas prej 30 milionë eurosh në 4 vite, ndërsa ai pranoi të fitonte vetëm 22 milionë euro në vetëm dy sezone.

Më pas, nga viti 2018 e më tej…gjithçka pritet për t’u parë.

Nga ky pakt, “il Cholo” është liruar nga një klauzolë shqetësuese, e cila gjatë kësaj vere e pengoi të bisedonte qoftë me Interit, ashtu edhe me Paris SG. Por, në këtë mënyrë, ai ka garantuar “Los Colchoneros” se do t’i shoqërojë ata në “shtëpinë e re” për sezonin e ardhshëm, pasi sigurisht që shkëputja nga “Calderon” mund të jetë disi e dhimbshme.

Megjitha dëshira e Simeones është e qartë. Tek Interi do të donte të rikthehej me kënaqësi, e pavarësisht kontratës 3-vjeçare të De Boer, që nënshkroi këtë fillimsezoni, holandezi duket se nuk gëzon besim të pakufizuar te zikaltrit, edhe pse pëlqehet shumë nga Thohir.

Top Channel