Rikthimi i arteve marciale në Kinë

16/09/2016 00:00

Një grup i praktikuesve të arteve marciale në Pekin kanë nisur përpjekjet e tyre për të ruajtur traditën dhe principet antike të këtij sporti në vendin aziatik duke parë se ato kanë filluar të zhduken.

Li Liangui është një prej këtyre praktikuesve që e kërkojnë një gjë të tillë. Edhe pse në moshën 70 vjeçare, Liangui, një specialist i Kung Fu-së, duket se ka një fizik shumë të mirë.

70-vjeçari Liangui tregon se ai ka shfaqur teknikat e arteve marciale për familjen mbretërore në Dubai, ndërkohë që në SHBA i ishte ofruar qëndrimi i përhershëm.
 
Ai me keqardhje deklaroi se në Kinë, të rinjtë e kanë humbur interesin për artet marciale.

Kung Fu është një term në gjuhën angleze i përdorur për të përshkruar stilet e shumta të luftimit të zhvilluara në kinë gjatë shekujve. Artet marciale u bënë pjesë e kulturës popullore nëpërmjet filmave aksion në vitet 70 duke zënë vend në shoqërinë kineze dhe asaj të vendeve perëndimore.

Në të njëjtën kohë, nga shumë persona ato konsiderohen si një formë për vetëmbrojtje apo një mënyrë për të mbajtur veten në formë.

Top Channel