Familjarët tregojnë ngjarjen dhe neglizhencën e mjekëve

16/09/2016 00:00

Pas padisë në polici, familjarët e Aida Çajkut kanë rrëfyer mes lotëve tragjedinë e të afërmes së tyre. Ata tregojnë sesi ajo u përcoll disa herë nga mjekët, nga materniteti në qendrën spitalore “Nënë Tereza” dhe sërish në maternitet ku e para vdiq foshnja, e më pas nëna shtatzënë.

“E sjellim nga shtëpia për në maternitet dhe materniteti na e çon në QSUT për zemër. Kemi pritur për 20-25 minuta, pasi Urgjenca ishte e mbyllur me çelës. U bënë të gjitha analizat dhe gjithçka doli në rregull. Na thanë ta çonim te Sanatoriumi. Aty i bënë analiza të tjera gjaku. U pa se kishte humbje gjaku dhe thanë që mund të ketë hemorragji të brendshme. Jemi kthyer në 2.30 në maternitet. Kemi ndenjur 25 minuta pasi ambulanca nuk kishte barrelë, nuk kishte personel dhe nuk kishte oksigjen. Kur iu tha se kishte humbje gjaku, u vunë paksa në lëvizje, por kirurgu erdhi me 2 orë vonesë. Në orën 5 na thanë që fëmija ka vdekur, por nuk shpëtuan dot as të madhen”, thonë familjarët.

Top Channel