F1, Singapore, nis me shenjën e Red Bull

16/09/2016 00:00

Fundjava e Singaporit, në pistën “Marina Bay” ka nisur me shenjën e Red Bull dhe Max Verstappen, që vendosi kohën më të mirë në sesionin e parë të provave të lira.

Holandezi e ndali kronometrin në kohën 1.45.823, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo me vetëm 50 të mijëtat.

Me një diferencë prej 4 të dhjetat u rendit ferraristi Sebastian Vettel, i cili ashtu si edhe pilotët e tjerë në këtë sesion kanë testuar gomat ultra soft. Koha e katërt më e mirë ishte ajo e liderit të botërorit, Hamilton. Pas tij u renditën Rosberg e Raikkonen.

Top Channel