Në kujtim të “Beatles”

16/09/2016 00:00

Paul McCartney dhe Ringo Starr u bashkuan për një kthim në të shkuarën në premierën botërore të filmit dokumentar “Bitellsat”, tete ditë në javë-vitet e turneve, krijim i fituesit të çmimit Oskar Ron Hoëard.

Filmi ndjek turnetë të “Beatles”-ave në 1960-n. Rrëfenja e katërshes së mrekullueshme ka tërhequr me qindra adhurues e yje të muzikës si Madonna, Eric Clapton, Bob Geldof dhe Liam Gallagher.

Dokumentari vihet në gjurmët e grupit legjendar të rokut, atëherë kur McCartney, Starr, i ndjeri John Lennon dhe George Harrison shkonin nga një kontinent te tjetri e mblidhnin pas vetes legjione të tëra adhuruesish. Ai sjell pamje të performancave të hershme të katërshes së jashtëzakonshme në Cavern Club si dhe koncertin e fundit në San Francisko në 1966-n.

“Ajo që do të shohin në këtë film është sesa të zënë ishim gjithë kohën, sa miqësorë ishim e sa mirë kalonim me njëri tjetrin. Ama që ta dini, ishim tmerrësisht të zënë”, tha Ringo Starr.

“Ka disa gjëra të lezetshme aty, si atëherë kur refuzuam të interpretonim në Jacksonville sepse zbuluam se publiku ishte i ndarë. Them se edhe për ne vetë ishte surprizë e madhe që e risollëm në mendje një episod të tillë”, shprehet Paul McCartnery.

Dokumentari përdor një arkiv të pasur pamjesh të vjetra, fotosh e regjistrimesh audio. Filmit i janë shtuar edhe zërat e disa personazheve të famshme, të cilët kujtojnë përjetimin e momenteve kur i kanë parë “Beatles”-at në skenë.

Top Channel