Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përmbyset në rrugë

16/09/2016 00:00

Një automjet u përmbys pas një aksidenti në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës këtë të premte.

Fatmirësisht nga përmbysja, pasagjerët e mjetit tip “Seat” nuk patën dëmtime serioze. Në aksidentin pranë mbikalimit të Kthesës së Kamzës,  është përfshirë edhe një furgon i cili dyshohet të ketë goditur nga pas automjetin që u përmbys dhe rrëshqiti për disa metra në rrugë.

Polica e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin që shkaktoi edhe trafik në hyrje të autostradës.

Top Channel