Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi

16/09/2016 00:00

Ish presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi, njeriu që i hapi rrugën përdorimit të euros në vend, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare (në dhjetor mbushte 96 vjeç).

Mbështetësit të zjarrtë të Bashkimit Europian dhe monedhës së përbashkët, kryeministri Matteo Renzi i bëri një homazh në “Twitter” ku shkroi se “vlerësim për burrin që i shërbeu Italisë me pasion”.

Si kryetar shteti në periudhën e viteve 1999-2006, ai i dha prestigj e autoritet një posti gjerësisht ceremonial siç është ai i presidentit në fqinjin tonë të përtej Adriatikut.

Ndryshe nga pasardhësit e vet, Ciampi nuk qe kurrë pjesë e ndonjë partie politike. Fuqitë e vetme të drejtpërdrejta që kishte i përdori me masë, si atëherë kur refuzoi të nënshkruante ligjin që do t’i lejonte ish-kreut të ekzekutivit, Silvio Berlusconi forcimin e darës së tij mbi tregun mediatik. Në kohën kur ishte guvernator i Bankës së Italisë, Ciampi pat mbështetur firmosjen e traktatit të “Maastrichtit” që përvijoi kushtet dhe afatet kohore të Unionit Monetar.

Top Channel