Batica në lumë, pamje spektakolare nga Kina

16/09/2016 00:00

Dallgë të larta baticë janë ngritur nga ujërat e lumit Qiantang në lindje të Kinës duke ofruar një pamje spektakolare për banorët e zonës dhe për turistët.

Me mijëra vetë ishin mbledhur të shihnin momentin e rrallë në qytetin e Hainanit. Terreni në zonë është mjaft kompleks dhe pikërisht në sajë të tij, arrijnë të krijohen lloje të ndryshme dallgësh të larta.

Përplasja e tyre me digën dhe format që marrin janë një kënaqësi për sytë e kureshtareve. Valët e baticës së lumit Qiantang janë një fenomen natyror i njohur në mbarë botën për fuqinë e tij, por edhe magjepsjen që krijon tërheqja gravitacionale e hënës.

Koha më e mirë për të parë dallgët e baticës është ndërmjet ditës së 15 dhe të 18 të muajit të tetë në kalendarin hënor kinez.

Top Channel