Dhunonte bashkëjetuesen dhe dy vajzat, arrestohet 54-vjeçari

16/09/2016 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Haxhi Sherifaj, 54 vjeç, banues në fshatin Varibop pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe dy vajzave.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases me iniciale M.A, 56 vjeçe, dhe ndaj dy vajzave D.A, 18 vjeçe dhe R.A, 16 vjeçe, banuese në fshatin Varibop Fier.

Top Channel