Arrestohet hajduti 56 vjeçar në Elbasan

16/09/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 56 vjeçar, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve gjatë kohëve të fundit.

Personi i vënë në pranga është shtetasi Faik Liçi, i cili vetëm një ditë më parë dyshohet se i ka vjedhur kartën e bankës së  bashku me kodin pin shtetases A.S,  37 vjeçe dhe ka arritur t’i marra nga bankomati 33 mijë lekë.

Po ashtu, sipas policisë, ky 56 vjeçari dyshohet edhe si autor i vjedhjes së dy banesave gjatë muajit gusht në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Top Channel