New York, Ralph Laurent prezanton koleksionin e ri

15/09/2016 00:00

Stilisti veteran Ralph Lauren prezantoi koleksionin e shumëpritur të veshjeve të tij në javën e modës në New York. Stilisti tregon se përzgjedhja e vendit ku u zhvillua sfilata se nuk ishte rastësore.

“Ky vend është një pjesë e imja pasi shoh Ralf Lauren në të gjitha anët. Jam shumë i lumtur të kthehem sërish këtu, ku  kam 2 dyqane shumë të mira, njeri prej tyre i projektuar vetëm për veshje për fëmijë”, u shpreh stilisti Ralph Lauren.

Në show nuk munguan personazhe të njohur si aktorët Julianne Moore, apo Jessica Alba. Lauren shpjegoi se për koleksionin ishte frymëzuar nga ndërthurja e bukurisë së egër dhe romanticitetit që të fal perëndimi amerikan.

Veshjet janë një gërshëtim i një stili tepër femëror me prerje të mprehta si edhe me elementë klasike si qëndisje në copa si kamosh apo lekurë. Koleksioni ka dalë menjëherë në shitje jo vetëm nëpër dyqanet Ralph Laueren, por edhe online.

Top Channel