Zhgënjen Interi, mundet 0-2 nga izraelitët e Hapoel

15/09/2016 00:00

Ecuria e dobët në kampionat ka reflektuar edhe në Europa League, Inter ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme duke u mundur me rezultatin 0-2 në San Siro nga izraelitët e Hapoel Beer Sheva.

Përveçse dy golave të shënuar nga Miguel Vitor 54’ dhe Maor Bar Buzaglo 69’ dominimi i izraelitëve dallohet qartë edhe me goditje në portë 1-6, ndërsa zikaltërit duhen të kënaqen vetëm me mbajtjen e topit 64% me 36%.

Edhe pse Jose Mourinho synonte ta niste me fitore Europa League, lojtarët e “djajve të kuq” nuk kanë pasur të njëjtën nivel dëshire, kjo u pranua si nga vetë trajneri para fillimit të ndeshjes, por u pa edhe në fushën e lojë që United zhvilloi në Roterdam kundër Feyenoord-it, ku u mundën me rezultatin 1-0.

Ishte minuta e 79’ kur Tonny Vilhena ka shënuar golin që ka ndëshkuar Manchester United, duke finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë të holandezëve.

Në minutat e mbetura lojtarët e Van Bronckhorst kanë arritur t’i rezistojnë sulmeve të “Djajve të Kuq”, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke i shkaktuar United humbjen e katërt radhazi në transfertë në kompeticionet Europë dhe duke ruajtur fitoret e njëpasnjëshme të Feyenoord si në Hollandë ashtu edhe në Europë.

Ergys Kaçe ka debutuar nga minuta e parë në europë me Viktoria Plzen në përballjen kundër Romës. Një sfidë që është mbyllur në barazim 1-1 pas golave të shënuar nga Perotti, i cili ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti në favor të verdhekuqve që në minutën e 3’, por 8 minuta më pas ka ardhur edhe goli i barazimit nga Bako.

Por ekipi ku luan një tjetër kuqezi nuk ia ka dalë të marrë pikë, pavarësisht se sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku shënoi i pari pas 2 minutash lojë me një goditje nga jashtë zone Zyrih nuk ka mundur që të ruaj rezultatin duke u mundur me rezultatin 2-1 nga spanjollët e Villarreal.

Numri 9 i kuqezinjve ka shënuar me një gjuajtje nga distanca ka mundur ta dërgojë topin e gjuajtur me të djathtën, në cepin e majtë të portës së mbrojtur nga gardiani i portës së ekipit spanjoll. Portieri i Villarrealit, edhe pse është hedhur në limite, nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër, veçse ta shohë topin të prehet pas shpinës së tij.

Por dy golat e shënuar nga braziliani Pato 28’ dhe Jonathan dos Santos 45’ kanë siguruar fitoren e spanjollëve.

Një debutim fantastik nga italianët e Sassuolo në Europa League, ku formacioni i zbritur në fushë nga Eusebio Di Francesco ka shkatërruar 3-0 spanjollët e Atletico Bilbao. Siparin e golave e ka hapur i pari Pol Lirola 60’ e më pas Gregoire Defrel 75’ dhe 5 minuta më pas Matteo Politano i ka dhënë goditje përfundimtare formacionit të hedhur në fushë nga Ernesto Valverde.

Rezultatet e Europa League
Grupi A
Feyenoord-Manchester United  1 -0
Zorya-Fenerbahce 1 – 1

Grupi B
APOEL Nicosia-Astana 2 – 1
Young Boys-Olympiacos 0 – 1

Grupi C
Anderleht-FK Qabala 3 – 1
Mainz 05-Saint Etienne 1 – 1

Grupi D
Alkmaar-Dundalk 1 – 1
Maccabi Tel Aviv – Zenit St. Petersburg 3 – 4

Grupi E
Astra-Austria Vienës 2 – 3
Viktoria Plzen – Roma 1 – 1

Grupi F
Rapid Vienës – Genk 3 – 2
Sassuolo-Athletic Bilbao 3 – 0

Grupi G
Panathinaikos-Ajax 1 – 2
Standard Liege-Celta Vigo 1 – 1

Grupi H
Braga-Gent 1 – 1
Konyaspor-Shakhtar Donetsk 0 – 1

Grupi I
Nice-Schalke  0 – 1
Salzburg-Krasnodar 0 – 1

Grupi J
Qarabag-Slovan Liberec 2 – 2
PAOK-Fiorentina 0 – 0

Grupi K
Inter-Hapoel Beer Sheva 0 – 2
Southampton-Sparta Prague 3 – 0

Grupi L
Osmanlispor-Steaua Bucuresti 2 – 0
Villarreal-Zurih 2 – 1

Top Channel