Sadiku shënon një supergol ndaj Villarrealit në Europa League (Video)

15/09/2016 00:00

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet në radhët e ekipit zviceran të Zurich, ka shënuar një gol të mrekullueshëm gjatë pjesës së parë të takimit Villarreal-Zurich, që është duke u zhvilluar në këto momente, e vlefshme për raundin e parë të takimeve në grupet e Europa League.

Numri 9 i kuqezinjve ka shënuar me një gjuajtje nga distanca dhe, pavarësisht se ka pasur pengesat e dy mbrojtësve përpara tij, ka mundur ta dërgojë topin e gjuajtur me të djathtën, në cepin e majtë të portës së mbrojtur nga gardiani i portës së ekipit spanjoll.

Portieri i Villarrealit, edhe pse është hedhur në limite, nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër, veçse ta shohë topin të prehet pas shpinës së tij.

Sadiku ishte edhe autori i golit të vetëm për Shqipërinë në Europianin e Francës, gol që i dha fitoren 1-0 kuqezinjve kundër Rumanisë, në ndeshjen e tretë në grupin A.

Top Channel