Vrasësi që adhuron Stresin

15/09/2016 00:00

Fabio Hila, i vrarë më 13 shtator në Pogradec, ishte nxënës në një shkollë private në këtë qytet. Vrasësi i tij, Fabian Muçllari, 17 vjeç, nga fshati Vërdovë, kishte një histori me akte dhune.

Të dy u përplasën për një vajzë moshatare, përplasje që çoi në ngjarjen tragjike. Por si rrodhën gjërat deri tek kjo vrasje? Dy adoleshentët nisën të flasin në rrjetet sociale, bisedë e cila është siguruar nga telefoni i autorit të vrasjes.

Biseda nis nervoze që në fillim. Muçllari kërkon llogari nëse Hila i kishte kërkuar një vajze që të lidhej me të, vajza mesa duket kishte njohje me të dy djemtë. Biseda vijon me fyerje, sharje, gjuhe banale, një zhargon rruge në qytetin e Pogradecit. Hila i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë Muçllarit.

Ky i fundit në faqen e tij në Facebook tregon hapur adhurimin për dhunën dhe për fansat e grupeve të dhunshme për repin. Biseda mes dy të rinjeve pas shkëmbimit të sharjeve vijon në telefon.

Ata lënë një vend takimi në një lokal bastesh, atje ndodh debate i parë verbal, e më pas Muçllari shkon në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov të fshehur nën tokë dhe me të qëllon e vret me një plumb në zemër Fabio Hilën.

Viktima është përcjellë në banesën e fundit, ndërsa autori i vrasjes do dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Ai mesohet se nuk ka shfaqur shenja pendimi për vrasjen që bëri dhe të cilën e kishte lajmëruar më herët.

Biseda e zhvilluar mes dy adoleshenteve ne Facebook. Me ngjyre blu jane tekstet e shkruajtura nga viktima dhe me te bardhe nga autori I ngjarjes.

Top Channel