Drogë, Dibër dhe Gërdec, akuza e kundërakuza në Kuvend

15/09/2016 00:00

Debatet për Dibrën u zhvendosën në sallën e Kuvendit, ku opozita akuzoi sërish mazhorancën për blerje të votës më 11 shtator përmes parave nga parcelat e drogës, që nga Lazarati sot janë zhvendosur në Veri.

“Paraja e pistë me një anë, krimi në anën tjetër, presioni i pushtetit në mes, Dibrën e shpartalluam. Kjo ishte skema juaj”, deklaroi deputeti demokrat, Flamur Noka.

Kryeministri Rama, i gjendur përballë deputetes së vetme demokrate në sallë Jozefina Topalli, i kujtoi opozitës raportet e SHBA-ve për luftën ndaj narkotikëve.

“Me ketë vend, që përpiqeni të tregoni përditë, si do të ishte e mundur që SHBA të nxirrnin raporte të tilla miratuese për betejën tonë dhe të mos shprehnin asnjë shqetësim tjetër përveç shqetësimit sesi të thellohet më tej kjo luftë?!”, deklaroi kryeministri Rama.

Për herë të parë, Damian Gjiknuri denoncoi një aleat të panjohur më parë të opozitës në dibër.

“U nisën nga ideja se me ngjarjen e Shukriut, këta i kishin zgjedhjet në xhep”, deklaroi Gjiknuri.

Në krye të betejës së opozitës ishte si gjithmonë Sali Berisha.

“Keni varrosur vullnetin e lirë të shqiptarëve. Prapa çjerrjeve histerike të Sadri Abazit në Dibër qëndrojnë vjedhjet e miliona-miliona euro së bashku me Edi Ramën.

Po për të, Kryeministri Rama rezervoi batutën e ditës.

“Ti Sali je një Ëard Dog i vërtetë dhe fakti që nami mbërriti deri në Hollivud është vërtetë një arritje, një sukses i vërtetë”, tha Rama.

Top Channel