Shpërndarësi i drogës dënohet falë Instagram-it

15/09/2016 00:00

Një shpërndarës droge në Angli ishte vënë nën hetim nga policia pas fotove të publikuara në Instagram ku shfaqej me Lamborgini, ora Rolex apo edhe në një vaskë me para.

29-vjeçari Levi Watson ka postuar një sërë fotosh në Instagram ndërsa ishte pjesë e rrjetit të drogës.

Ndërsa ishte marrë në pyetje nga policia për rolin e tij në trafikun e drogës, Watson kishte pretenduar se nuk kishte lidhje me ta dhe nuk kishte të ardhura. 

Por oficerët e policisë e vunë përballë profilit të tij në Instagram ku kishte më tepër se 4.500 ndjekës në të cilët shfaqej edhe jeta e tij e luksit.

Nga hetimet u zbuluan edhe anëtarët e tjerë të drogës, 29-vjeçari Levi Watson u dënua me 7 vite burg, ndërkohë që në total ai dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan me 130 vite burg, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel