Reforma Zgjedhore, Balla në vend të Finos

15/09/2016 00:00

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pasditen e së enjtes edhe zëvendësimin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bashkim Fino.

Taulant Balla do të jetë deputeti që do zërë vendin e Bashkim Finos në komisionin që pritet të ndryshojë edhe Kodin Zgjedhor.

Mësohet se zëvendësimi i Bashkim Finos vjen si pasojë e pamundësisë së këtij të fundit për të marrë pjesë në mbledhje pasi është larguar jashtë vendi për arsye shëndetësore.

Top Channel