Veseli pret Veliajn: Të shkëmbejmë përvojat më të mira

15/09/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë paradites së kësaj të enjteje.

Veseli dhe Veliaj biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe theksuan se synimet dhe vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euroatlantike.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryebashkiaku Veliaj biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, në veçanti atë në fushën e pushtetit lokal, duke vënë në fokus kryesor nevojën e këmbimit të përvojave më të mira, legjislacionit dhe zbatimit të ligjeve, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Qëndrim i përbashkët mes tyre ishte fakti se, ka ende vend dhe mundësi të mëdha për bashkëpunimin, duke mbështetur e përkrahur nisma të përbashkëta, përvoja dhe këmbimin e gjithanshëm të vlerave.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel