Mustafi: Karrierën e nisa si sulmues, ja si përfundova në mbrojtje

15/09/2016 00:00

Mbrojtësi i Arsenal, Shkodran Mustafi, ka treguar se karrierën e tij si futtbollist te Hamburg e ka nisur si sulmues, por me kalimin e kohës kuptoi se ishte më i përshtatshëm si mbrojtës.

Arsene Wenger e ka identifikuar Mustafin si një nga transfertat më të rëndësishme të realizuara nga “topçinjtë” këtë sezon.

Por ajo çfarë Wenger ende nuk mund ta ketë kuptuar është se qendër-mbrojtësi i ri e ka nisur karrierën e tij në futboll me synimin për të shënuar gola dhe jo për t’i evituar ato, shkruan Daily Mail.

Mustafi e pranon se ai nuk reshti kurrë së luajturi në pozicione të ndryshme derisa i thanë se ishte më i përshtatshëm si qendërmbrojtës.

“Para së gjithash jam i gëzuar pasi në të kundërt nuk e di nëse do të isha këtu”, ka deklaruar ai për uebsajtin e klubit. “E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç firmosa për Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje. Liajta para mbrojtjes për disa ndeshje dhe në fund përfundova të luaj si qendërmbrojtës dhe atëherë u thirra në kombëtaren e U 15 dhe atëherë vendosa që ky do të ishte pozivicioni im”, tregon ai.

Top Channel