Komuna e Prishtinës ndalon punimet në Kishën Serbe

15/09/2016 00:00

Komuna e Prishtinës ka ndaluar punën në Kishën që ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ahmeti ka konfirmuar se në Kishën Ortodoke është vrenjtur  se disa persona kanë qenë duke punuar në pastrimin e objektit dhe se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa mureve, ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

“Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në Drejtorinë e Inspeksionit sot. Po ashtu, kemi kërkuar nëqoftëse ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Ahmeti.

Top Channel