Shqipëria zbret në vendin e 40 në renditjen e re të FIFA-s

15/09/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare humbet 3 pozicione në renditjen e re të FIFA. Kuqezinjtë e Gianni De Biasi e shohin veten në vendin e 40 këtë muaj dhe duket se ajo që ka ndikuar shumë në këtë pozicionim është humbja në tavolinë e miqësores me Luksemburgun, ndërkohë që fitorja me Maqedoninë ka bërë që të evitohet rënia e mëtejshme.

Ndërkaq, Kosova është ndër 5 përfaqësueset që kanë ngjitur më shumë shkallë në renditjen e FIFA. Skuadra e Albert Bunjakut që barazoi me Finlandën në debutimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2018, e sheh veten në vendin e 168.

Për sa i përket kreut të renditjes, Argjentina vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania, ndërkohë që Kolumbia zbriti në vendin  e katërt. Për sa i përket Spanjës dhe Italisë që janë në grupin tonë të kualifikuesve të Rusi 2018, ato gjenden respektivisht në vendin e 11 dhe të 13.

Top Channel