Zbulohet kostumi i ri i Batmanit

15/09/2016 00:00

Fansat e Batmanit po e presin me padurim premierën e “Justice League” në vitin 2017 dhe regjisori Zack Snyder shpërndau në Twitter një foto të Ben Affleck me kostumin e ri të superheroit më të famshëm në botë.

Kostumi i Batmanit duket më solid se herët e tjera, madje ka edhe syze mbrojtëse.

Kjo foto vjen pasi stafi shijoi ditën e fundit të xhirimeve të këtij filmi.

Në filmin e radhës së Batmanit do të jenë edhe superheronj të tjerë si Superman (Henry Cavill), Wonder Woman (Gal Gadot), Flash (Ezra Miller), Cyborg (Ray Fisher) dhe Aquaman (Jason Momoa).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel