Ahmetaj: Rritje ekonomike me 2.96%

15/09/2016 00:00

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, me anë të një postimi në Tëitter, theksoi se ekonomia në tremujorin e parë u rrit me 2.96%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

“Ekonomia në T1 2016 u rrit 2.96% vs. T1 2015. Kjo është rritja më e madhe e tremujorit të parë në 5 vitet e fundit”, shkroi Ahmetaj.

“Rritja ekonomike e tremujorit të parë 2016 është padyshim më e madhja në 5 vite dhe është një indikacion i drejtpërdrejtë për atë që po ndodh në ekonomi. Nuk ka ndryshuar asnjë parashikim për rritjen ekonomike dhe për herë të parë në shumë e shumë vite, ekonomia shqiptare do të thyejë nivelin e 3% dhe arsyet do të jenë, siç rikonformohet edhe nga FMN, formimi i kapitalit, konsumi i popullatës dhe eksportet, në përputhje të plotë edhe me atë që thotë BSH”, shpjegon Ahmetaj.

Top Channel