“Hëna e tërbuar” në Kinë (VIDEO)

15/09/2016 00:00

Festivali i mesit të vjeshtës në Kinë është koha kur njerëzit kthejnë kokën nga hëna, por banorët e qytetit Fuzhu patën mundësinë që të shihnin shumë më nga afër këtë trup qiellor që i bllokoi rrugën.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për hënën e vërtetë, por një hënë plastike të fryrë me ajër si pjesë e zbukurimeve që për shkak të erës së fortë të tajfunit Meranti, u shkëput nga vendi ku ishte fiksuar dhe shkaktoi mjaft probleme në trafik.

Videot amatore të kalimtarëve të rastit shfaqin trupin qiellor pjesërisht të shfryrë që rrotullohet përmes një kantieri ndërtimi, mbi makina dhe pranë këmbësorëve. Banorët e zonës i gjetën shumë shpejt nofkën dhe e quajtën hëna e tërbuar, megjithëse pranuan se incidenti gjallëroi situatën e trishtë të festivalit që është dëmtuar ndjeshëm nga tajfuni.

Pikërisht prej këtij të fundit, shumë njerëz në Kinë nuk do të shohin dot hënën gjatë festivalit që i kushtohet satelitit të vetëm natyror të Tokës. Kjo bëri që shumë komuna të vendosin hëna plastike të fryra me ajër për të zëvendësuar disi panoramën që do t’i mungojë shumë kinezëve.

Top Channel