Kundërshton me dhunë  punonjësit e policisë, arrestohet 31-vjeçari

15/09/2016 00:00

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e policisë.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Viskont Toli, banues në Elbasan.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”, teksa punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme janë kundërshtuar me dhunë ndërsa po kryenin detyrën.

Top Channel