Basketboll, Ukraina turpëron Kosovën

14/09/2016 00:00

Ekipi përfaqësues i basketbollit të Kosovës është turpëruar nga Ukraina me rezultatin e thellë 100:61 në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të vlefshme për këto eliminatore të EuroBasket2017.

Ukrainasit e dominuan ndeshjen që nga fillimi duke thelluar rezultatin pas çdo periode, madje në një moment diferenca i kaloi 40 pikët.

Gjithsesi Kosova do të ketë edhe një ndeshje të fundit të këtyre eliminatoreve që do ta zhvillojë përball Bullgarisë në Mitrovicë.

Top Channel