Reali përmbys në shtesë, Dortmund e Leicester fitojnë bindshëm në transfertë

14/09/2016 00:00

Real Madridi ka shpëtuar në minutat e fundit nga humbja në Bernabeu në ndeshjen e parë të Champions League. Christiano Ronaldo në 89’ dhe Alvaro Morata në të 95’ përmbysën rezultatin e ndeshjes që po kryesohej nga portugezët e Sporting të cilët kaluan në avantazh pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Dy golat e pësuar në fund të ndeshjes ulin ndjeshëm shpresat e portugezëve për të vijuar aventurën Champions në një grup të vështirë, ku përveçse Realit do t’i duhet të përballet edhe me Dortmund.

Kjo e fundit tregoj forcën e saj në fitoren 0-6 në transfertë ndaj Legias së Varshavas. Polakët, të cilët vlerësohen edhe si ekipi më i lehtë në letër në grupin F, u ndëshkuan prej minutës së 7’ nga Gëtze, e pas tij shënuan Sokratis Papastathopoulos në të 15’; Marc Bartra në 17′ dhe pjesën e dytë Guerreiro në 51’, Gonzalo Castro në 76’ dhe Aubameyang në 86′.

Ekipi tjetër gjerman, Bayer Leverkusen nuk ka mundur të marrë dot tre pikët ndaj CSKA së Moskës, edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë me gola të shqiptarit që luan për Zvicrën, Admir Mehmedi 9’ dhe turkut  Hakan Calhanoglu në minutën e 15’. Por rusëve u janë dashur vetëm 2 minuta për të kthyer barazpeshën. Në minutën e 36’ Alan Dzagoev ngushton diferencat, ndërsa në të 38’ Roman Eremenko barazon gjithçka.

Por ndryshe nga Leverkusen, në ndeshjen tjetër të grupit E, Monako, edhe pse në transfertë ndaj Tottenham, ia ka dalë të menaxhojnë mjaft mirë avantazhin e dyfishtë të krijuar që në pjesën e parë me anë të Bernardo Silva 16’ dhe Thomas Lemar 31’. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino ngushtoi diferencat në fundin e pjesës së parë me anë të Alderweireld, por në pjesën e dytë nuk pati forcën e duhur për të gjetur golin e barazimit.

Në Grupin G, anglezët e Leicester kanë marrë kryesimin e grupit pas fitores 0-3 në transfertë ndaj Club Brugge me gola të Albrighton 5’, Mahrez 29’ dhe 61’. Ndërkohë që Porto nuk ka marrë më tepër se 1 pikë përballë Kopenhagen. Portugezët kaluan të parët në avantazh me anë të Otavio në minutën e 8’, por Cornelius barazoi shifrat për Kopenhagen në minutën 52’. Edhe pse pas minutës së 66’ portugezët ishin me një lojtar më tepër në fushë nuk përfituan për të shënuar golin e dytë.

Lyon ka marrë kryesimin e grupit H pas fitores 3-0 ndaj Dinamos së Zagrebit Tolisso 13, Jordan Ferri 49’ dhe Cornet 57’. Ndërkohë që dy rivalët direkt për kualifikim, Juventus-Sevilja i kanë mbyllur 90 minutat 0-0.

Edhe pse me një ditë vonesë për shkak të reshjeve të shiut mbrëmjen e sotme është luajtur edhe ndeshje tjetër e grupit C, Manchester City – Borussia Moenchengladbach që përfundoi me fitoren 4-0 të anglezëve. Tre golat e Aguero 7’, 28, 77, dhe goli i Iheanacho kanë treguar diferencat që kanë me gjermanët.

Top Channel