Portrete kafshësh të pikturuar te njerëzit

14/09/2016 00:00

Një artiste ka krijuar një seri fotografish të atyre që duket se janë portrete kafshësh. Por, po të shikoni me vëmendje, duket që pikturat janë bërë në trupa njerëzish.

29-vjeçarja Emma Fay shpenzon orë të tëra duke përdorur bojra uji për të shdërruar modelet në kafshë, ku përfshihet një krokodil dhe një kobra.

“Për të bërë këto foto duhet të eksperimentosh. Të pikturosh modelin që rri në pozë të vështirë, është sfidë më vete. Unë punoj me 3 modelë që janë zgjedhur sepse merren me joga dhe mund të qëndrojnë në pozicionet që dua unë”, shpjegon Emma.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel