Tiranë, dy makina përfshihen nga flakët; nuk ka të lënduar

14/09/2016 00:00

Dy automjete u dogjën tërësisht në rrugën “Tish Daia” në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 18 e 20 minuta të së mërkurës, një automjet tip Mercedes i parkuar në rrugë u përfshi nga flakët.

Zjarri ka qenë aq i madh sa përfshiu edhe një tjetër automjet tip Audi që ishte parkuar afër tij.

Për fat, nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia ka nisur hetimet për të parë nëse ka diçka të qëllimshme në djegien e automjeteve apo jo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel