Bacca me “këmbë në tokë”: Luajmë për Europën, Juve-Napoli-Roma më të forta

14/09/2016 00:00

“Jemi në një fazë formimi, me një President të ri dhe me një ide për të arritur një skuadër që të jetë konkurruese në Europë”, ky është qëndrimi i kolumbianit kuqezi, Carlos Bacca, i cili pretendon që të shënojë më tepër se në sezonin e kaluar për të siguruar Europën.

Duke folur për kampionatin, sulmuesi kuqezi qëndron me “këmbë në tokë” teksa shprehet se Juventus ka një ekip shumë më të fortë dhe madje shton se bardhezinjtë kanë krijuar një skuadër të denjë për të fituar Champions League.

“Si skuadër do japim gjithçka, duke e ditur se ka skuadra si Juve, Napoli apo Roma, të cilat janë më superiore se Milani.  Juventus është shumë e fortë dhe po përgatitet për ta fituar trofeun e Champions League.”, shprehet ai.

Top Channel