Murinho kërkon fitore, por nuk grumbullon Rooney përballë Feyenoord

14/09/2016 00:00

Ndërsa pretendon ta nisë me tre pikë në transfertë sezonin e ri të Europa League, trajneri i “djajve të kuq” ka vendosur të mos grumbullojë në  përballjen ndaj Feyenoord kapitenin Rooney dhe dy lojtarë të tjerë kyç si Mkhitaryan dhe Lingard.

Këta dy të fundit u zëvendësuan në fillim të pjesës së dytë në humbjen gjatë derbit përballë Manchester City në javën e katërt të Premier League. Por mos grumbullimi i Rooney, një sulmues me kualitet të lartë, mbetet një surprizë.

Kreu i Manchester United ka deklaruar se ndeshja në Roterdam është një mundësi e përkryer për të rimarrë veten pas humbjes në derbi.

Gjithsesi Mourinho është nisur drejt Hollandës duke e ditur se ka përballë një Feyenoord që është në krye të kampionatit dhe i ka fituar të 5 ndeshjet e fundit të Eredivisie.

Top Channel