Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për deputetin Rakip Suli

14/09/2016 00:00

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të mërkurë çështjen e ligjshmërisë së mandatit të deputetit të PS, Rakip Suli.

Çështja ishte dërguar në këtë instancë të gjyqësorit nga opozita, me pretendimin se Suli mbante në mënyrë të paligjshme vendin e tij në Parlament.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e palës akuzuese dhe asaj mbrojtëse të deputetit, togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së opozitës.

Në një komunikatë të publikuar online, Gjykata Kushtetuese argumenton se, vendimin e ka marrë në bazë të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës.

Top Channel