Mustafa me komandantin e ri të KFOR-it: Vlerësim maksimal për kontributin tuaj

14/09/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për arritjet në Kosovë dhe për prioritetet e qeverisë në avancimin e gjithanshëm të progresit.

Mustafa shprehu vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.

Duke e falënderuar për përkrahjen e KFOR-it edhe në fuqizimin e FSK-së dhe në aspekte të tjera, kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, vlerësoi arritjet e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e mëtejshme të KFOR-it.

Top Channel