Vlorë, gjendet 15-vjeçari “i zhdukur”; kishte shkuar në sallë lojrash

14/09/2016 00:00

Një 15-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës ditën e djeshme është gjetur këtë të mërkurë pas pothuajse një ditë kërkimesh.

15-vjeçari nga lagjia “Pavarësia” e këtij qyteti, të martën në mëngjes ishte nisur për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Babai i tij kërkoi ndihmën e policisë për shkak se adoleshenti kishte fikur edhe telefonin. Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të tij dhe njoftimi u shpërnda menjëherë nëpër media.

Mesditën e sotme, 15-vjeçari i ka telefonuar vetë prindërve të tij duke treguar se kishte qenë gjithë kohës brenda një salle lojrash elektronike dhe kishte luajtur gjithë pasditen e së martës, por edhe gjatë natës deri në mëngjes herët.

Por ndërsa kishte parë rrjetet sociale kishte mësuar edhe njoftimin për shpalljen e tij në kërkim.

Top Channel