Shit-blerja e votës, prokuroria nis hetimet për Dibrën

14/09/2016 00:00

Pas denoncimeve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, por edhe në media të tjera, Prokuroria e Dibrës nisi hetimet për dyshimet se është blerë vota gjatë garës elektorale për bashkinë e këtij qyteti.

Procedimi penal është regjistruar kryesisht për veprën penale “të dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, duke qenë se publikisht u shfaqën filmime ku disa shtetas pohonin se iu ishte premtuar punë apo ishin paguar për të votuar kandidatin e koalicionit të majtë Muharrem Rama.

Grupi i hetimit është në pritje të marrjes së këtyre pamjeve filmike, por edhe të deklaratave publike ku denoncohet një aferë e tillë.

Kandidati socialist Muharrem Rama fitoi në zgjedhjet lokale për Dibrën përballë kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu me mbi 4 mijë vota diferencë.

Top Channel