Plagosja e Noizyt, arrestohet reperi Cozman

14/09/2016 00:00

Për përplasjen me armë të ndodhur në Prishtinë pasditen e së martës, policia e Kosovës arrestoi Ylber Abdullahun, i njohur si reperi Cozman, vëllain e tij dhe një mik të afërt të tyre,  shtetasin Albert Krasniqi.

Mësohet se këta persona kanë plagosur reperin nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si Noizy.

Ngjarja ndodhi para një hoteli të njohur në kryeqytetin e Kosovës, duke ngjasuar më shumë me Amerikën e viteve ’80-’90, kur bandat e hip-hopit ishin në luftë me njëra-tjetrën.

Fillimisht dyshohet se konflikti ka nisur në hollin e hotelit, ku anëtarët e OTR janë përplasur me “Skivin”, një prej këngëtarëve të Babastars. Pas kësaj, ky i fundit ka njoftuar miqtë e tij, mes tyre dhe këngëtari Cozman.

Top Channel