Çmimi i Madh i Singaporit, Rosberg synon podiumin. I mungon nga 2008-a

14/09/2016 00:00

Nico Rosberg është plotësisht i përqëndruar te Çmimi i Madh i Singaporit, që do të zhvillohet këtë fundjavë. Në “Marina Bay”, piloti gjerman nuk ngjitet në podium që nga viti 2008, ndaj dhe këtë vit ai do të kërkojë të ndryshojë këtë tendencë.

“Fitorja në Monza ishte diçka fantastike, do ta kujtoj gjithmonë. Por tani jam i përqëndruar te gara e radhës, ajo në Singapor, ku kam pasur uljet e ngritjet e mia. Në ‘Marina Bay’ për herë të parë jam ngjitur në podium në vitin 2008 dhe që nga ai moment nuk kam mundur ta përsëris këtë rezultat. Shpresoj që ta ndryshoj tendencën këtë fundjavë”, tha Rosberg.

Më pas, Rosberg analizon situatën në renditjen e përgjithshme, ku ai është vetëm 2 pikë larg kryesuesit, Leëis Hamilton.

“Diferencat e pikëvë kanë qenë në ndryshim të vazhdueshëm, por unë gjithnjë i kam marrë garat me radhë. Kjo është mënyra më e mirë për mua. Singapori është një qytet i madh dhe një vend fantastik për Formulën 1. Pista është spektakolare nën dritën e prozhektorëve dhe unë mezi pres të garoj”, deklaroi Rosberg.

Top Channel