“Ronaldo nuk është portugezi më i mirë i të gjitha kohërave”

14/09/2016 00:00

Cristiano Ronaldo ende nuk mund të konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave…ai nuk është as futbollisti më i mirë që Portugalia ka pasur ndonjëherë. Të paktën ky është mendimi i ish-mesfushorit që ka luajtur si me Realin ashtu edhe me Barcelonën, Luis Figo-s.

Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë’ për vitin që lamë pas, pas një sezoni të shkëlqyer me Realin e Madridit, duke e çuar skuadrën spanjolle në krye të Europës.

Cristiano Roaldo është aktualisht në moshën 31 vjeçare, por ka arritur ta fitojë 3 herë “Topin e Artë”, ndërsa ka shënuar 488 gola në karrierën e tij në 674 ndeshje. Ai ka fituar 12 trofe me Manchester United dhe Realin e Madridit. Ndërsa me kombëtaren e Portugalisë, ka luajtur në 133 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre rezultateve, për Luis Figo-n, një tjetër legjendë e Portugalisë, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga vendi iberik nuk është Ronaldo, por Eusebio.

Top Channel