Pranga 57-vjeçares për shfrytëzim prositucioni

14/09/2016 00:00

Policia e Vlorës ka prangosur një 57-vjeçare, ndaj të cilës gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shfrytëzim prostitucioni.

Ylmie Ibrahimi u ndalua në zonën e Ujit të Ftohtë nga uniformat blu.

57-vjeçarja akuzohet se së bashku me bashkëshortin e saj, Eqerem Ibrahimi shfrytëzonin për prostitucion 44-vjeçaren me inicialet A.H. në ambientet e një lokali ku ishin pronarë .

Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve siguronin klientët përkundrejt shumës prej 3 mijë lekëve të rinj.

Top Channel