Vlorë, asgjësohen 8 mijë rrënjë hashash

14/09/2016 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 8 mijë rrënjë bimë narkotike e dyshuar hashashi në zonat e thella të rrethit.

Aksioni u ndërmor në fshatin Koçul në vendet e njohura si Maja e Madhe dhe Përroi i Kazazit.

Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë pa pronarë, ndërkohë që policia thotë se është duke kryer hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Top Channel