Messi fiton duelin e radhës me Ronaldon

14/09/2016 00:00

Topi i Artë ndoshta është vendosur që me kurorëzimin e Ronaldos si kampion Europe me Portugalinë e tij, por Lionnel Messi vazhdon të bëjë detyrën dhe ka lënë pas asin portugez në duelin e radhës me të.

Me 3 golat e shënuar në ndeshjen me Celtic mbrëmjen e së martës, argjentinasi shkon në gjashtë tregolësha të shënuar në Ligën e Kampioneve, duke lënë pas Ronaldon me pesë të tillë.

Lista me pesë lojtarët që kanë gjetur më shpesh tregolëshin në një ndeshje të vetme plotësohet me Gomez, Inzaghi dhe Luis Adriano.

Messi shënoi që në minutën e 3-të pas një topi të marrë nga Nejmar. 25 minuta më vonë “Pleshti” dyfishon rezultatin dhe sërish ai që i dha topin ishte braziliani.

Golin e tretë personal dhe të pestin për Barcelonën, Messi do të shënonte në minutën e 60-të, ndërsa rezultati 7-0 për katalanasit u vendos nga dy gola të Suarez, një i Iniestas dhe një tjetër i Nejmar.

Top Channel