Dukagjin e Vau i Dejës, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë hashash

14/09/2016 00:00

Policia e Shkodrës ka zgjeruar operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit dhe atë të Vaut të Dejës.

Nga aksionet e ndërmarra së fundmi, uniformat blu kanë asgjësuar 17 parcela me një total bimësh të mbjella rreth 10 mijë rrënjë.

Pjesa më e madhe e bimëve u lokalizuan dhe asgjësuan përmes djegies në njësinë administrative të Pultit, 9 mijë të tilla të mbjella në 7 parcela të ndryshme.

Në Temal të Vaut të Dejës u gjetën 10 parcela më të vogla, ku ishin mbjellë rreth 1 mijë bimë në total.

Policia e Shkodrës thotë se në këto aksione janë përfshirë 60 efektivë të forcave të saj, të cilave u ka ardhur në ndihmë edhe reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Policia njofton se është duke hetuar për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel