Rusi, i vënë zjarrin vetes për të marrë më tepër “Like”

13/09/2016 00:00

Disa pamje të rënda nga Rusia tregojnë një grup adoleshentësh që ndodhen mbi një urë dhe i vënë zjarrin njëri-tjetrit e më pas hidhen në ujë dhe e gjitha bëhet për të marrë sa më tepër pëlqime në rrjetet sociale.

Ngjarjet shokuese kanë ndodhur në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, në Penza, ku janë publikuar edhe dy video të adoleshentëve që i vënë flakën njëri-tjetrit e më pas hidhe nga ura, janë publikuar në rrjete të ndryshme sociale.

Polciia ka arrestuar një nga djemtë i cili në deklaratën e tij para hetuesve ka pranuar se gjithçka e kanë bërë për të marrë më tepër “Like”.

“Ne e bëmë për pëlqimet në mediat sociale. Idenë e morëm nga një blog. Vumë bast me shokët tanë dhe u hodhëm nga ura. Donim të merrnim sa më tepër shikime”, deklaroi ai.

Top Channel