Hillary po përdor sozi?

13/09/2016 00:00

Humbja e ndjenjave të Hillary Clinton në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit ka prodhuar një zhurmë të madhe fillimisht nëpër rrjetet sociale dhe forumet e teorive konspiracioniste e më pas edhe nëpër mediat në SHBA dhe mbarë botën.

Sipas këtyre zërave, personi që u shfaq në publik pas problemeve shëndetësore që pati të dielën kandidatja demokrate në zgjedhjet e nëntorit, nuk ishte Hillary, por një sozi e saj.

Të shumtë janë ata që po përpiqen të provojnë këtë pretendim duke u munduar të nxjerrin në pah ndryshimet mes fotove të shkrepura pas daljes së Hillary-t nga banesa e vajzës së saj Chelsea dhe shkrepjeve të mëhershme të saj.

Sipas tyre, hunda, veshët dhe gishtat e dorës nuk përputhen mes fotove të ditës së hënë dhe atyre të shkrepura më herët gjatë daljeve publike dhe takimeve elektorale të Clinton. Kjo, sidomos nga mbështetësit e Donald Trump ka shtuar zërat se në të vërtetë Hillary është duke përdorur sozi në publik dhe vetë mund të jetë e shtruar duke u kuruar nga pneumonia.

Vetë stafi i kandidates demokrate për Presidente konfirmoi se Hillary vuan nga pneumonia, ndërsa humbjen e ndjenjave në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit e justifikuan me lodhjen e madhe nga axhenda e ngjeshur e takimeve. 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel