FIFA lejon Rashanin të përfaqësojë Kosovën

13/09/2016 00:00

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë këtë të martë një tjetër lajm të mirë nga FIFA.

Sipas menaxherit të kombëtares kosovare, Bajram Shala, sulmuesi kosovar Elbasan Rashani ka marrë lejen nga FIFA që të përfaqësojë vendin e tij. Në pritje gjithsesi janë edhe 3 lojtarë të tjerë, Arbër Zeneli, Adis Nurkoviç dhe Besart Berisha.

“Mund të konfirmoj se kemi marrë lejë edhe për Elbasan Rashanin, kurse në proces, në FIFA janë edhe Besart Berisha, Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviç”, ka thënë menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Deri më tani, Rashani ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën dhe ka shënuar dy gola, njërin ndaj Shqipërisë dhe tjetrin ndaj Ishujve Faroe.

Top Channel